Food & Drink Health & Beauty

Nëse ende nuk e dinit kafja bën mrekulli në bimët e kopshtit tuaj!

Përdorimi i llumit të kafesë ka benefite të mëdha për bimët e kopshtit tuaj. Së pari, riciklimi i këtij nënprodukti të përhapur të konsumit të kafeinës do të thotë që pak më pak mbeturina të përfundojnë në landfill. Së dyti, llumi i kafesë mund të përmirësojë cilësinë e tokës dhe të veprojë si pleh për disa bimë.

Sipas Ekspertit të bimësisë Christopher Griffin, i njohur si @plantkween, llumi i kafesë është i pasur me azot, një lëndë ushqyese që është thelbësore për të ndihmuar bimët të prodhojnë klorofil dhe të rriten në shoqërues të lumtur dhe të shëndetshëm. Për shkak se kafja është lehtësisht e disponueshme në shumë shtëpi, kështu krijohet një mundësi falas për pleh.

Por duhet të dini se ‘plehu’ që prodhohet nga kafja nuk është përgjigjja për të gjitha nevojat e bimëve tuaja. Por disa bimë me të vërtetë e duan këtë metodë të qëndrueshme. Griffin tregon se lista e bimëve që janë shumë miqësore me llumin e kafesë përfshin trëndafila, azalea, boronica, domate, hydrangeas, fier, bozhure, manushaqe afrikane, rododendronë dhe kamelia.

Dielli është një nga burimet më të mira të vitaminës D. Megjithatë rrezet e diallit arrijnë të depërtojnë deri në shtresat më të thella të lëkurës tuaj dhe ta dëmtojnë atë duke shkaktuar plakje të parakohëshme, shtim të nishaneve apo kancer të lëkurës. Për t’u mbrojtur nga to egzistojnë një sërë mënyrash. Së fundmi një studim italian tregon për vetitë që kafeina ka në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Kafja është një ndër pijet më të pasura me kafeinë dhe në këtë rast mund të përdoret si një medikament i mirfilltë sipas ekspertëve.