Fundjavë me Podcaste!
o1.
Fol
Me Anila Hoxhën.
Podcasti i gazetares së mirënjohur të kronikës dhe investigimit kësaj here do të hedhë dritë mbi paditë e pensionistëve që nuk marrin pension. Dy syresh do të flasin hapur për rastin e tyre fatkeq së bashku me opinionet e avokatit Z. Ardian Dvorani dhe kreut të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Z. Astrid Hado
E Shtunë, 18.00. TAR App, Spotify, Apple Podcasts 19.00 CET
o2.
Vitality Vibes
Nga Dr. Ilvi Begolli
Shëndeti ka orën e vet në Top Radio me një program i cili iu është përgjigjur disa pyetjeve që mundojnë shoqëritë në ditë tona; A është Google armik i mjekësisë? A janë më trend buzët e fryra? A ka një moshë të duhur për të shkuar tek psikiatri? Për çfarë do të flasë kësaj rradhe Dr. Begolli dhe të ftuarit e tij…
Live e Shtunë, 19.00. TAR App, Spotify, Apple Podcasts 20.00 CET
03.
Big Brother Radio Live nga Shtëpia
Me Protagonistët e Big Brother Vip 3
Shumë surprza e të pathëna janë të rezervuara për ju! Banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë gjithçka të dielën në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio…
Live e Diel, 15.00, You Tube 15:30 CET
04.
Big Brother Radio
Me Albana Ruçi
Aventurat në shtëpinë më të vëzhguar dhe më të famshme në shqipëri vazhdojnë, dhe këmba këmbës i ndjek edhe gazetarja Albana Ruçi e cila do të mundohet të hedhë dritë mbi zhvillimet dhe dinamikat më të reja përmes komentatorëve në studio si edhe komentet e publikut live.
Live e Shtunë & Diel, 20.00 CET
05.
Ku Ke Humbur
Nga Jonida Aliçkolli
Personazhet më të njohur të jetës publike që u tërhoqën përgjithmonë ose përkohësisht nga jeta publike, rikthehen për t’u rrëfyer tek gazetarja e Top Radio – Jonida Aliçkolli. Nëse keni humbur intervistat mund ti dëgjoni në çdo moment. Biseda me Z. Dritan Shakohoxha, Z. Agon Nimani apo Znj. Teuta Kurti e shumë të tjerë.
Tar App, Spotify, Apple Podcasts, You Tube
06.
Një Ngjarje, Dy Të Vërteta
Nga Edi Hallaçi
Përmes sarkazmës, ironisë dhe humorit të hollë të gazetarit të departamentit të informacionit në Top Radio, si edhe [bashkë]prezantuesit të “@theMovies”, Z.Edi Hallaçi vijnë të komentuara ngjarjet më të bujshme të muajit që po lëmë pas. Nga incident i kryeministrit me gazetaren, arrestimi i Z. Jorgo Goro, palestra e Z. Ilir Meta e të tjera si këto që ‘shënuan’ marsin e 2024.
E Diel, 21.00, Tar App, Spotify, Apple Podcasts 22:00 CET
07.
Selected by
A musical Journey by Wizii Dj.
Prej thuajse 1 dekade në Top Albania Radio, Wizii sjell këtë të diel, një rrugëtim fantastik muzikor për të mbyllur javën dhe muajin në mënyrën më të mirë të mundshme.
E Diel, 22.07 CET