“Nëse e do një njeri të bëhen sytë gjak”/ Romeo debaton me Heidin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi e kanë nisur ditën me një debat mes njëri-tjetrit. Aktori i tha asaj se ndihet shumë i lënduar, sepse ajo nuk është e sinqertë me të. Sipas tij, te shtrati i jep dorën dhe në publik e sulmon.

Romeo: Me njerëzit që të duan ti thonë gjërat në vesh. Ti te krevati të jep dorën dhe këtu të sulmon

Heidi: Nuk është kështu

Romeo: Është fiks kështu

Heidi: E ke kuptuar gabim

Romeo: Ti mua më thua që je gjithmonë i varur

Heidi: Unë të thashë që jam munduar të jem jashtë situatave që ti ke me të tjerët

Romeo: Nëse e do një njeri bëhesh gjak, të bëhen sytë gjak. Jo të qeshësh e të më sjellësh njerëz në tavolinë mua. Bëhesh gjak, do t’a hash atë tjetrin. E jo ta përdoresh emrin tim për të mbrojtur atë tjetrin e për të më sulmuar mua. Bëhesh gjak, mos ma trego me fjalë mua. Nuk dua fjalë, fjalë kam nga të gjithë unë. Nëse është nevoja ne ndahemi vetë o zemra, s’ka nevojë për të tjerët