Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Nëse doni të jeni në një super formë fizike si aktorja Blake Lively, ndiqni dietën e saj!

Instruktori personal i fitnesit i aktores së njohur Blake Lively, Don Saladino, ka treguar së fundmi se nga se përbëhen vaktet e saj, me ndihmën e të ciles ajo arrin të ruajë një formë perfekte trupore. Aktorja preferon një dietë të baraspeshuar, e cila përbëhet nga proteina, fruta, niseshte dhe yndyrna të shëndetshme. Për mëngjes, ajo më së shpeshti konsumon vezë të fërguara në vaj kokosi dhe drithëra pa gluten.

Konsumon një sasi të madhe uji. Ha lëndë ushqyese, sepse dëshiron t’i baraspeshojë nivelet e sheqerit në gjak, por shpesh e qeras veten me ushqime jo të shëndetshme.

Dreka e saj kryesisht përbëhet nga mishi i pulës ose peshkut, sallatë dhe patate të ëmbla, të cilat e ndihmojnë të qëndrojë e ngopur për një kohë të gjatë. Ndonjëherë sallatës i shton vaj ulliri, arra dhe avokado. Darka është mjaft e ngjashme me drekën, vetëm se sallata zëvendësohet me perime të ziera dhe një sasi të vogël orizi. Trajneri tregoi se 34-vjeçares i pëlqen të kalojë kohë në kuzhinë, kështu që ajo gatuan gjithçka vet.

Në një intervistë për revistën ‘Vogue’, Lively është shprehur se mund të hante makarona përgjithmonë. Ajo gjithashtu pëlqen djathin e shkrirë. Ëmbëlsira e saj e preferuar është ‘souffle’ me çokollatë. Natyrisht, ushtrimet janë gjithashtu të rëndësishme për ruajtjen e pamjes së bukur, ndaj Blake ka vendosur të stërvitet çdo ditë.

Rikujtojmë, se çifti i famshëm i Hollywood-it Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë vendosur t’i vijnë në ndihmë refugjatëve të Ukrainës që po zhvendosen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës. Reynolds premtoi nëpërmjet një postimi në Twitter se do të dhuronte 1 milion dollarë teksa do t’i bashkohej donatorëve të tjerë, për t’iu gjendur pranë personave që po luftojnë për të mbijetuar.