Ju ka ndodhur ndonjë herë që të ‘t’ju bie në kokë’ për dikë që punoni së bashku? Epo nëse po, na lejoni të themi se nuk jeni të vetmit dhe se është diçka shumë normale. Flirtimi mes dy punonjësve në një vend pune nuk është diçka e pazakontë. Por ka disa gjëra që duhet të dini nëse ndodheni në një situatë të tillë.
1.Kontrolloni politikën e kompanisë
Fillimisht para se t’i hyni një loje të tillë, lexoni Kodin e Punës së kompanisë, nëse marrëdhëniet mes punonjësve lejohen apo jo. Nuk do të donim të bënit diçka kundër rregullave dhe pastaj të futeni në telashe.
2.Nëse vendosni të vijoni lidhjen në fshehtësi, merrni përsipër rreziqet
Ndonjëherë të biesh në dashuri me dikë nuk është në dorën tuaj. Por çështja është që njerëzit në zyrën ku punoni do ta kuptojnë shpejt që ka një energji mes jush. Në vend që të shkelni politikat e kompanisë, vlerësoni opsionet që keni. Mund të zhvendoseni në një tjetër departament ose në një kompani tjetër, para se të ndiheni nën trysni dhe të mos kryeni punën në mënyrën e duhur.
3.Nëse lidhjet mes punonjësve lejohen, flirtoni por me kufi
Mbani një komunikim më miqësor me personin që flirtoni, duke i ofruar një filxhan kafeje apo duke folur për ndonjë event. Por mos kaloni në gjëra që mund të trajtohen si shumë seksuale, pasi çdo gjë që thoni duhet t’i përputhet vendit të punës.
4.Lëreni romancën jashtë punës
Është më mirë që flirtimet dhe romancën ta lini për ta treguar jashtë zyrës së punës. Shijoni bashkë një pije në një lokal, ndërsa arsyeja e vërtetë është që të njihni më mirë njëri-tjetrin.
5.Nëse edhe personi tjetër ju pëlqen, provojeni
Nëse merrni shenja që dhe personi tjetër ka një simpati për ju, atëherë mos e lini shansin që t’ju ikë. Por duhet të keni parasysh që të dy do të gjendeni mes dy ambienteve, atë të punës dhe të jetës personale.
6.Nëse ndjenja nuk është reciproke, hiqni dorë
Nëse personi që pëlqeni nuk dëshiron që të dalë pas pune me ju ose e kuptoni që nuk është i interesuar për ju, atëherë zmbrapsuni. Silluni në mënyrë miqësore me të, por gjithashtu jepini pak kohë.