Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij. Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, video-t live ku i thonin njëri- tjetrit “të dua” dhe mbështetja e madhe që tregonin për njëri- tjetrin na kishte bërë të kuptonim se mes tyre kishte diçka më shumë.
Megjithatë prej pak ditësh gjithçka mes tyre ka marrë fund. Kështu lanë në fillim të kuptohej përmes rrjeteve sociale. Ishte Ariana ajo që bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se i ka dhënë fund romancës me reperin.
Pas ndarjes, ish- e dashura e tij ruse na tregoi se po e përjetonte keq ndarjen, por mesa duket aq zgjati. Vetëm pak javë më parë, bukuroshja ndau me ndjekësit e saj në Instastory një foto teksa shfaqet në pishinë në krah të një tjetër djali që zgjodhi ta mbajë mister.
Mirëpo, duket se ndoshta ai ka qenë vetëm një provokim nga ana e Arianas pasi pak orë më parë, bukuroshja teksa ka shpërndarë një foto të dy këpucëve krahas ka shkruar:
Nëse do të kishte një mundësi për t’ju dërguar dreqin, do ta bëja përsëri
Rikujtojmë se, gjatë lidhjes me Xhonatanin, Ariana nisi të mësojë gjuhën shqipe ndaj dhe mund të themi me plot gojë se kjo i dedikohet reperit. Epo, le të shohim se ç’do të ndodhë mes tyre në të ardhmen, pasi mesa duket modelja ende nuk po mundet ta harrojë atë…