Celebrities Ndryshe Showbiz

Nëse do të bënte një koncert me artistë të tjerë, cilët emra do të zgjidhte Genta Ismajli?!

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë artistja e mirënjohur, Genta Ismajli. Ajo rikthehet për herë të parë në një intervistë ekskluzive në valët e Top Albania Radio, pas shumë vitesh mungesë në muzikë e në dalje publike.

Ke shumë bashkëpunime dhe imazh të mirë në këtë tregun kaotik. Nëse do të bëje një listë “Genta & Friends” në koncert, cilët do të ishin ata?

Patjetër që Soni Malaj do ta ftoja. Do të ftoja Dafinën, Kaltrina Selimin, Elvana Gjatën, Ledrin, Capital T… Të gjithë!