Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Prej disa ditësh Meritoni dhe Romeo kanë bërë paqe me njëri-tjerin. Vetëm pak më parë Meritoni i ka dhënë disa këshilla Romeos në lidhje me reagimet e tij dhe çfarë thuhet për lidhjen e tij me Heidin.
Meritoni: Mendo mirë ça flet. Ke luftu, ke garuar, ke treguar anën tënde, ke krijuar muzikë, ke bërë skeçe, humor, ça flet ti. Ke dhënë dashuri të sinqertë, kjo dihet. Nëse dikush ka një pikë dyshimi për ty, për ndjenja, ai është gabim dhe të gjithë e thojnë edhe brenda që je emocional dhe e ke reale çdo gjë. Mos u ndiko nga njerëzit që nuk ta duan të mirën.
Me rastin e kalimit të mbi 100 ditëve brend në shtëpi të banorëve që kanë qenë pjesë prej fillimit të edicionit, produksioni ka realizuar një klip me momentet më gazmore të banorëve gjatë këtyre ditëve.