Celebrities Gossip Showbiz

Nëse dënohet në Los Anxhelos do të përballet me 140 vjet burg, nis gjyqi ndaj Harvey Weinstein!

Ka nisur gjyqi i Harvey Weinstein duke shënuar herën e dytë që ish-titani i Hollivudit përballet me akuzat për sulm seksual. Weinstein, po përballet me 11 akuza për sulme seksuale kundër pesë grave midis 2004 dhe 2013. Akuzat përfshijnë përdhunim me forcë e të tjera.

Gjyqi pritet të zgjasë disa javë. Ky është gjyqi i dytë për sulm seksual për Weinstein, i cili është i burgosur që nga shkurti i vitit 2020, kur një juri e Nju Jorkut e dënoi për përdhunim në shkallën e tretë për sulmin e tij ndaj një gruaje dhe një akt seksual kriminal në shkallën e parë për detyrimin e seksit oral. Një gjykatës e dënoi me 23 vjet burg.

Weinstein prej kohësh ka pohuar pafajësinë e tij. “Të gjitha akuzat kundër Weinstein ose janë të fabrikuara, ose ato rezultojnë nga marrëdhënie seksuale konsensuale. Akuzuesit e tij tani i karakterizojnë në mënyrë të rreme si sulme seksuale,” tha avokati i Weinstein, Mark Werksman. Weinstein kohët e fundit kërkoi të anulohej dënimi i tij në Nju Jork, por një panel prej pesë gjyqtarësh e la në fuqi vendimin.

Gjykata më e lartë e shtetit, megjithatë, ka pranuar të lejojë Weinstein të apelojë dënimin. Gjyqi i Weinstein në Los Anxhelos vjen pesë vjet pasi raportet në New York Times dhe New Yorker rreth akuzave kundër producentit ndihmuan në ndezjen e lëvizjes #MeToo. Brenda disa javësh nga zbulimet e para, gati 90 gra ishin paraqitur duke akuzuar Weinstein për sjellje të papërshtatshme dhe dhunë seksuale në incidente që datojnë që nga vitet 1970. Nëse dënohet në Los Anxhelos, Weinstein përballet me 140 vjet burg.