“Burri im Orlando Bloom pastron shtëpinë, lan enët dhe unë e shpërblej me seks.” Këto janë fjalët e Katy Perry, e cila ka ndarë edhe aspekte më intime të jetës së saj në podcastin Call Her Daddy. Në rrjetet sociale, ka pasur reagime të ndryshme lidhur me këtë deklaratë. Artistja nga Santa Barbara, gjatë karrierës së saj, ka tërhequr vëmendjen edhe për veshjet ose videoklipe që kanë përmbajtje të lartë seksuale.
Katy Perry është në një lidhje me Orlando Bloom që nga viti 2016 dhe e kanë shtyrë dasmën vetëm për shkak të pandemisë. Në vitin 2020, ata mirëpritën Daisy Dove Bloom, vajzën e tyre të parë. Jeta seksuale duket se vazhdon të jetë në formë për çiftin, pasi këngëtarja në të kaluarën e kishte përshkruar aktorin si ‘një hamshor’. Këtë herë ajo ka hyrë më në detaje në intervistën për podcastin të udhëhequr nga Alex Cooper:
Nëse zbres shkallët dhe gjej kuzhinën të pastër dhe të gjitha enët të lara, është më mirë që të jetë gati për seks oral. E kam fjalë për fjalë. Nuk kam nevojë për një Ferrari të kuq se atë mund ta blej vetë.
Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim për këngëtaren e njohur Katy Perry, pasi dyshojnë se një pjesë të videoklipit më të fundit ajo e ka filmuar në një zonë ekologjike nën ruajtje nga shteti në Ishujt Balearik pa autorizim.
Këngëtarja amerikane ka publikuar videoklipin e këngës “Lifetimes”, pjesë e albumit të saj të fundit “143”. Në videoklip Perry shfaqet teksa feston dhe shijon plazhin me sfond nga dunat e rërës në ishullin S’Espalmador e Formentera. Këto pamje kanë ngritur shqetësim për autoritetet.
Qeveria spanjolle ka deklaruar se kompania e prodhimit, përgjegjëse për videon, nuk ka kërkuar leje për xhirimet. Si pasojë, në njoftimin e tyre thuhet se “kanë nisur veprimet hetimore paraprake”. Por, zyrtarët theksuan se Katy Perry nuk ishte nën hetim për ato që i quajtën “krime kundër mjedisit”, pasi xhirimet mund të autorizohen në zonë.