Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard ka përfunduar, por ish-çifti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Pas humbjes së betejës kundër ish-bashkëshortit, Amber Heard duhet të paguaj dëmshpërblimin prej 8.35 milionë dollarëve. Sipas “New York Post”, Heard thuhet se ka falimentuar, që do të thotë se ajo do të detyrohet të shesë pronat për të paguar kompensimin që i takon Depp. Financat e aktores së njohur mund të sekuestrohen dhe t’i jepen ish-bashkëshortit të saj.
Në rast se Heard nuk është në gjendje të paguajë, Depp potencialisht mund të konfiskojë shtëpinë e saj në Luginën “Yucca” të Kalifornisë. Më herët u diskutua se Amber Heard mund të shesë një dhuratë të shtrenjtë që ajo mori dikur nga Elon Musk në mënyrë që të paguajë Johnny Depp pasi humbi gjyqin e tyre për shpifje. Heard ka qenë në një lidhje me themeluesin e ‘Tesla’ dhe ‘Space X’ dhe kjo do të thotë se ajo ka marrë shumë dhurata nga miliarderi afrikano-jugor. Një nga këto dhurata ishte një makinë ‘Tesla Model X’.
Makina elektrike mund të përshkojë 628 km me një karikim të vetëm dhe ka 1200 kuaj fuqi. Pavarësisht se është një makinë mjaft e madhe, ajo mund të arrijë nga 0 në 100 km/h për 2.1 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 250 km/h. Në të kaluarën ka pasur polemika nëse ajo e bleu vetë makinën duke qenë se ajo është një aktore që mund të përballojë gjëra të tilla, apo nëse ishte vërtet një dhuratë nga Musk. Ajo vlen rreth 130,000 dollarë amerikanë.
Johnny Depp nga ana tjetër thuhet se është vendosur të kthehet në “Pirates of the Caribbean” pasi u hoq nga ekskluziviteti në vitin 2018. Depp ishte kryesuesi në pesë filma të Pirates gjatë 15 viteve të fundit dhe bëri atë që mendohej të ishte udhëtimi i tij i fundit në “Black Pearl” në “Dead Men Tell No Tales”, i cili u publikua në vitin 2017.