Statistikat thonë se janë të shumtë çiftet që nuk janë të sigurt nëse partneri i tyre aktual është apo jo i duhuri. Shtoji kësaj pasigurie edhe një gabim në ditën e Shën Valentinit. Hayley Quinn, eksperte marrëdhëniesh thotë:
Vetëm sepse është Dita e Shën Valentinit, nuk do të thotë që ju duhet të planifikoni një darkë apo pushime së bashku, por nëse është e rëndësishme për ju, duhet të jetë e rëndësishme edhe për gjysmën tuaj. Është gjithashtu e rëndësishme të jeni të sinqertë me veten dhe mënyrën si ndiheni.
Ka nga ata njerëz të cilëve dita e të dashuruarve u duket klishe apo nga ata që mendojnë se Shën Valentini është çdo ditë. Megjithatë, nëse ju nuk bëni pjesë te ky grup, do të bënit mirë t’ia komunikonit këtë partnerit. Nuk do të ishte e drejtë të mbyllnit gjithçka prej një neglizhence të paqëllimshme, ama nëse partneri juaj e di shumë mirë se çfarë ju pëlqen dhe refuzon ta bëjë atëherë diçka nuk shkon. Përveç komunikimit, një ide tjetër do të ishte që ju të ishit të parët që bëni diçka të këndshme për Shën Valentin dhe ndoshta partneri do ta pasojë me diçka më të mirë.
Nëse as kjo nuk funksionon theksojmë edhe njëherë, diçka nuk shkon. Dita e Shën Valentinit është këtu dhe është koha për t’u përgatitur për mbrëmjen speciale që vjen bashkë me të. Por duke përmendur peshën e dimrit, shumë mund ta kenë të vështirë të përshtaten me veshjen perfekte për një natë të veçantë takimesh. Dhe nëse edhe ju jeni pjesë e grupit që e ka të vështirë të përshtatet me veshjen perfekte për mbrëmjen speciale, ne do të ndajmë një këshillë diete që mund t’ju ndihmojë të humbni peshë në vetëm një ditë.