Në “Live From The Cinema” këtë herë vjen aktori dhe aktivisti shumë i dashur i publikut, Neritan Liçaj i cili duket se edhe përzgjedhjen e një filmi e bën me shumë pasion dhe dashuri. Ai ishte sot në studion e Top Albania Radios për të zbuluar mes dhjetra filmash se kë ka në top 5, si sugjerim për të gjithë të apasionuarit e kinematografisë.
5. Në Shtëpinë Tonë (1974)
“Po ta shikoni filmin, është i tëri një neo-realizëm shqiptar. Nuk ka aty asnjë detaj rreth komunizmit, as parti as indoktrinim. Është një kryevepër sepse është një familje e thjeshtë shqiptare, një kohë që unë e kam jetuar.”
4. “Parrullat” (2001)
“E zgjodhja sepse dua që njerëzit të shohin atë periudhë diktatoriale dhe Gjergj Xhuvani ka bërë një film të jashtëzakonshëm. Në këtë film janë marrë me njeriun, është art që i flet njeriut dhe për mua mbetet më i miri.”
3. “The Godfather” (1972)
“Nuk mbahet mend sa “Oscars” ka si film, por mbi të gjitha e zgjodha sepse po ta shikosh me vëmendje filmi është një sagë që i ngrihet familjes. Këtu merr vlerë familja si strukturë. Shqiptarët e duan shumë si film sepse është Kanunore.”
2. “Apocalipse Now” (1979)
“E kam zgjedhur këtë pasi tregon se si arti ka edhe një kult të jashtëzakonshëm që masakron sistemin, në këtë rast sistemin në Amerikë por në të mirë të fjalës. Arti në vetvete ka lindur antagonist, ka lindur kritik dhe ky është qëllimi i tij që të provokojë emocione dhe jo vetëm.”
1. “Full Metal Jacket” (1987)
“Si mund të lihet Stanley Kubrick, filozofi i kinemasë. Këtu zbulohet nga pikëpamja filozofike se çfarë do të thotë luftë, radikalizmin e keq që i ndodh ushtarit amerikan sapo hyn në luftë.”