Botë e Çuditshme Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Nëpërmjet kulinarisë rikthejnë kulturën indigjene, kuzhinierët në Arktik bashkojnë forcat!

Një grup kuzhinierësh në Arktik kanë bashkuar forcat për të rikthyer, nëpërmjet kulinarisë, kulturën indigjene. Inunnguaq Hegelund, një kuzhinier groenlandez, është vlerësuar me shumë çmime dhe është i njohur në Grenlandë për recetat e tij të jashtëzakonshme me përbërës kryesor mishin, përfshirë edhe mishin e ariut polar.

Kur isha në shkollën e kuzhinës, recetat kryesore që mësonim ishin ato franceze dhe italiane. Mirëpo gjatë periudhës së praktikës, teksa shërbenim produkte të huaja si për shembull peshk nga Spanja, kuptova se kurrë nuk gatuanim ushqimin vendas grenlandez. Tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Lëvizja “New Arctic Kitchen” bashkon të gjitha komunitetet në skajin verior të planetit, duke përfshirë Arktikun, Ishujt Faroe, Groenlandën dhe Ishujt Åland në Finlandë. Ato kanë shumë të përbashkëta si izolimin, popullsinë e shpërndarë në vendbanime të vogla bregdetare, si dhe tradita të forta gjuetie. Këto janë faktorë që i diferencojnë nga kulturat ushqimore të Perëndimit.

Ngrënia e fokave, balenave, myshkut dhe peshkut është krejt normale në këto vende pasi temperaturat ekstreme të të ftotit nuk i lejojnë vendasit të mbarështojnë derra, lopë apo pula. Banorët e Arktikut nuk shpërdorojnë kurrë asgjë nga ushqimet e tyre. Për shembull mishi i një kafshe hahet i gjithi, pa lënë asnjë pjesë. Kjo sepse gjuetia përpos që ka vështirësitë e veta, është bërë tashmë shumë e kontrolluar. Për shkak të rrezikut të zhdukjes së fokave, përgjatë një viti, banorëve në Ishujtt Åland nuk iu lejohet të gjuajnë më shumë se 450 të tilla.

Kuzhinierët po munodohen t’i promovojnë këto receta vendase, duke i shërbyer ato nëpër resorte apo bujtina. Mëlçi e prerë hollë, yndyrë e fermentuar dhe lëkurë e fokave apo balenave, janë vetëm disa nga përbërësit e këtyre pjatave. Delikatesa të tjera indigjene nga rajoni i Subarktikut dhe Arktikut përfshijnë “skerpikjøt”, një recetë me qengj të tharë shoqëruar me djathë blu të fermentuar.

Kuzhina arktike nisi të humbiste pasi kolonistët danezë dhe britanikë sollën me vete edhe traditat e tyre ushqimore. Me kalimin e kohës, dëshira për të provuar produkte të huaja, ka bërë që recetat ndërkombëtare të mbizotëronin mbi atë vendase. Gjithsesi, nisma e këtyre kuzhinierëve po rikthen edhe një herë pjatat e veçanta të Arktikut. Një recetë nga Arktiku ësht╒ “Luan deti me mollë turshi, pure patate dhe dëllinjë”.