Celebrities Design Fashion

Nensi Dojaka, stilistja shqiptare që u kthye në një fenomen të modës brenda pak kohësh!

Që shumë artistë shqiptarë po korrin sukses nëpër botë kjo është pak por e sigurt. Në të gjitha fushat emrat e shqiptarëve po vlerësohen çdo ditë e më shumë . E së fundmi një tjetër vajzë po na bën tejet krenarë dhe nuk ka të bëjë aspak me muzikën, por me stilin dhe modën.

Bëhet fjalë pikërisht për stilisten Nensi Dojaka, e cila la Tiranën për Londrën dhe u kthye në një fenomen të modës brenda pak kohësh në London Fashion Week. E për t’ju treguar se çfarë ka Nensi kaq të veçantë ju prezantojmë me disa nga emrat më të njohura të showbiz-it të huaj.

Në Tribeca Festival 2021, Emily Ratajkowski zgjodhi pikërisht stilisten tonë dhe veshja e saj në atë event e bëri supermodelen amerikane të shkëlqejë e gjitha veshur me një fustan të zi asimetrik.

Nensi gjithashtu ka stiluar veshjen e aktores shumë të njohur Sophie Turner, një arritje shumë e madhe për të gjithashtu.

Nëse mendonit se suksesi i Nensit mbaron me këto emra e keni gabim. Në eventin më të përfolur të MTV VMA stilistja mund të themi me plot gojë që na mahniti të gjithëve me kostumin tepër të veçantë që stiloi për një ndër modelet më të përfolura të momentit, Bella Hadid.

Dhe qershia mbi tortë e mbyllim me veshjen e mrekullueshme që stiloi për yllin tonë, Dua Lipa-n duke i treguar gjithë botës talentin e saj. Këngëtarja jo vetëm që tregoi se është veshur nga Nensi, por dhe e uroi publikisht për çmimin e fituar LVMH.