Celebrities Gossip Showbiz

Nënshkruhet peticion për të ndaluar koncertin e Chris Brown?!

Koncerti i ardhshëm i Chris Brown në Afrikën e Jugut ka tërhequr vëmendjen ndaj niveleve tronditëse të dhunës ndaj grave në vend, me aktivistët që thonë se koncerti i tij po dërgon mesazhin e gabuar duke pasur parasysh historinë e tij të abuzimit. Në më pak se dy orë, fituesi i Grammy-t arriti të shiste biletat për stadiumin FNB në Johannesburg, stadiumi më i madh në Afrikë me mbi 94 mijë vende. Pavarësisht interesimit të madh për koncertin e tij, Chris përjetoi një reagim të ashpër nga njerëzit që nuk donin që ai të performonte për shkak të së kaluarës së tij të dhunshme.

“Kur pashë lajmin se Chris Brown po vinte në Afrikën e Jugut, u trondita dhe u zhgënjeva thellë”-tha Sabina Walter, drejtoreshë ekzekutive e një organizatë që mbron të drejtat e grave dhe fëmijëve në Afrikën e Jugut. Një peticion u nis për të ndaluar performancën e tij dhe deri më tani më shumë se 20 mijë njerëz e kanë nënshkruar atë.

“Peticioni u bë për të dërguar një mesazh të fortë se nuk do të tolerojmë ngritjen e njerëzve me histori të dhunës ndaj grave”-tha Sabrina. Rikujtojmë, se fansat e reperit të njohur kanë habitur me pozat e tyre krahas yllit amerikan në turneun e tij “11:11”. Fotografitë ku Chris Brown prek të pasmet e fanseve kanë bërë xhiron e rrjetit, ku disa e kritikuan gjestin e këngëtarit dhe të tjerët e përgëzuan për strategjinë fitimprurëse.

Ndërkaq, takimi dhe fotografia me këngëtarin kushton sa vetë bileta e koncertit, pra plot 1,111 dollarë. Reperi i njohur ndërkaq ka pretenduar së fundmi se ka një numër befasues këngësh të papublikuara. Në një episod të ri të podcast-it të Shay Shay Club, prezantuesja Shannon Sharpe e pyeti kantautorin se cilat janë tre këngët e tij kryesore të papublikuara.