Mikela Pupa e njohur fillimisht nga pjesëmarrja e saj në “Për’puthen”, ku bëri mjaft bujë u bë më pas pjesë e shtëpsë më të famshme në Shqipëri vitin e kaluar, “Big Brother VIP 2”. Mikela u bë pjesë e lëtij formati si një konkurrente e vetme me mikeshën e saj Efi Dhedhes, me të cilën gëzon ende një shoqëri të mirë.
Prej kohësh Mikela ka treguar se është në një marrëdhënie dhe se ka gjetur personin e duhur në jetën e saj dhe gjithashtu se ndjehet shumë e lumtur. Por prej disa ditësh në media kanë qarkulluar disa fotografi të ish-banorës së BBV, Mikela Pupa, e cila shfaqej me barkun e rrumbullakosur.
Menjëherë pas publikimit të fotove, fansat aluduan se Mikela është në pritje të ëmbël dhe mesa duket paskan patur të drejtë pasi ditën e djeshme, ish-banorja ka organizuar një “babyshower” për bebushin që pritet të vijë në jetë dhe të ftuara kanë qenë dhe mikeshat e saj, disa të njohura për publikun. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga mikesha e saj, Ledjona Xheladinaj, Mikela shihet në momentin që është zbuluar gjinia e fëmijës dhe shfaqet tepër e lumtur në momentin që zbulohet se është në pritje të një vajze.
View this post on Instagram