Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë nëna të famshme kanë filluar të hapen për përvojën unike dhe të fuqishme të lindjes së foshnjave të tyre në shtëpi. Shumë prej tyre dhanë intervista dhe shkruan ese ose postime në mediat sociale për të ndarë historitë e tyre fuqizuese me botën.
Dhe megjithëse lindja në shtëpi mund të mos jetë për të gjithë normale, ka shumë gjëra për të cilat një nënë duhet të konsultohet me një mjek para se të marrë këtë vendim.
Rikujtojmë, se ushqyerja me gji nuk është një punë e lehtë në vetëvete dhe mund të jetë veçanërisht sfiduese kur nuk jeni në shtëpi dhe fëmija juaj ka nevojë të hajë. Fatkeqësisht, gratë shpesh marrin vështrime apo komente gjykuese nëse vendosin të japin gji në vende publike dhe kjo mund të ndikojë negativisht në mënyrën se si ndihen për veten e tyre.
Për fat të mirë, shumë njerëz të famshëm po shpërndajnë foto ku po ushqejnë foshnjat e tyre me gji, dhe kështu ndihmojnë për ta normalizuar atë. Ndërkaq, njihuni me historitë e disa të famshmeve nëna të cilat kishin guximin të tregonin për përvojën e tyre personale të lindjes së foshnjëve në shtëpi.
1. Ashley Graham
Modelja e njohur zgjodhi të lindi fëmijën e saj të parë në komoditetin e shtëpisë së saj. Graham ndau historinë e saj në podcastin e “Pretty Big Deal” dhe tha se të qenit në spital e bën atë të shqetësuar dhe ajo ishte e lumtur që kishte një mjedis shumë ‘të ngrohtë’ në shtëpi.
Jam kaq mirënjohëse që kam mundur të lind natyrshëm në shtëpinë time me burrin tim pranë për të gjitha 6 orët e punës.
2. Hilary Duff
Ylli i “Material Girls” mirëpriti fëmijën e saj të tretë në shtëpi, e rrethuar nga burri i saj dhe 2 fëmijët e saj të mëdhenj. Aktorja ndau një video personale të lindjes në ujë në llogarinë e saj në Instagram.
“Ishte kaq e bukur ndjesia pasi lindëm vajzën time u përqafuam … Për herë të parë, në mendjen time, mendoja se ajo po më thonte: “Bëre një punë të mirë, mami”.
3. Ricki Lake
Aktorja e “Hairspray” tregoi se fëmija i saj i parë lindi në spital dhe përvoja ishte e vështirë për të. Kur ajo mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ajo donte të kishte një përvojë më pozitive dhe zgjodhi një lindje në shtëpi.
4. Alanis Morissette
Këngëtarja e njohur tha se ajo kurrë nuk dëshironte të lindte në një spital dhe ishte e lumtur që e kishte burrin pranë saj ndërsa po lindte djalin.
Përvoja ishte përtej dhimbjes. Në thelb unë duhej të përqendrohesha në këtë krijesë të re të bukur që del nga unë.
5. Kehlani
Këngëtarja tregoi se ajo lindi vajzën e saj të parë në shtëpi, duke qëndruar në këmbë nën dush.
Bërja nënë më bëri që të kem edhe më shumë respekt për nënën time, gjyshen time, mamatë beqare, mamanë që punojnë, çdo lloj nëne.