Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.
Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.
Së fundmi Mozzik ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Zani”. Ama fansat e kanë marrë si një dedikim për Loredanën, për shkak të tekstit të saj, i cili përshtatet me historinë e tyre. Ama kjo është mohuar nga Mozzik vetëm pak më parë, i cili me një shkrim në Instastory ka treguar se nuk është e vërtetë dhe se jo të gjitha këngët e tij i dedikohen Loredanës. Mbi të gjitha është shprehur se marrëdhënie e tyre është e mirë dhe secili ka vazhduar jetën e vet dhe janë të lumtur për këtë.
Jo çdo këngë i dedikohet lidhjes sime të mëparshme. Nëna e vajzës sime është prej kohësh e lirë, dhe unë po ashtu. Të dy jemi mirë me njëri-tjetrin dhe jemi të lumtur me jetën që kemi.
Së fundmi Loredana dhe Mozzik kanë habitur ndjekësit në Instagram, pasi papritur kanë postuar foto së bashku në makinë së bashku me vajzën e tyre, Hana dhe një vajzë tjetër të vogël. Mendohej se Lori dhe Mozzik nuk kishim komunikim dhe një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për shkak të ‘thumbave’ të shumtë të tyre në rrjete sociale sidomos ato të Mozzik ndaj të dashurit të ri të Loredanës. Ama nga kjo foto duket se nuk është kështu dhe për shkak se vajza e tye do të jetë gjithmonë një urë lidhëse mes tyre. Edhe pse në foto ata duken shumë të lumtur dhe ndjekësit menduan se ata janë rikthyer bashkë, deri më tani nuk kemi kuptuar një ndarje të Loredanës nga Karim dhe pas postimit fotoja u fshi. Nuk dihet se kjo mund të jetë për shkak të xhelozisë së Karim apo se Loredana dhe Mozzik u penduan dhe nuk duan të bëjnë asgjë publike rreth marrëdhënies së tyre.