Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti më i ri e më i dashur për publikun. Ata me sa duket po i kalojnë së bashku këto ditë të nxehta vere. Ata janë një çift që në rrjet po komentohen shumë dhe çdo lëvizje e tyre bën bujë. Këngëtari para pak orësh ka publikuar në InstaStory një foto ku shihet mamaja e tij dhe Kiara duke shijuar mbrëmjen në kohën kur transmetohej Kepi i Vipave, ku moderatore është Kiara. Në foto Luizi ka shkruar:
Nëna tha që Kepin e Vipave e kam në tavolinë. Prezantuesen, dhe fituesin.
Kjo foto që Luizi ka publikuar shuan çdo dyshim që njerëzit kanë se mamaja e tij nuk e do Kiarën si nuse, pasi ata duken mjaft të lumtur duke i lënë pas dyshimet që ata kanë. Luizi së fundmi ka publikuar dhe këngën e tij më të re “Dedikim” që ia dedikuar bashkëshortes së tij. Dhe pse shumë pak ditë nga lançimi i këngës ajo numëron plot 1.2 milionë shikime në YouTube, me sa duket të gjithë njerëzit e kanë pritur me padurim këtë hit.
Rikujtojmë se Luizi dhe Kiara kanë qënë të dy konkurrentë në Big Brother Vip 2, ku ata krijuan dhe një romancë të bukur, e cila vazhdon akoma edhe jashtë asaj shtëpie.