Nëse miliarderi i teknologjisë Elon Musk do ta kishte dëgjuar nënën e tij, duket se nuk do të kishte bërë një pasuri prej afro 229 miliardë dollarësh. Së fundmi, modelja e njohur Maye Musk, teksa u pyet për planet e biznesit të së birit, u përgjigj se nuk ka shumë ndikim në procesin e vendimmarrjes së djalit të saj.
Duke folur për ‘Today With Hoda & Jenna’, 73-vjeçarja u pyet për dëshirën e Elon Musk për të blerë Twitter.
Të bëjë çfarë të dojë. I thashë të mos bënte makinë elektrike apo raketa dhe ai nuk më dëgjoi.
E pyetur nëse nuk ishte dakord me vendimin e djalit të saj për të nisur Tesla-n, ajo tha se:
Ai punoi aq shumë, ai kishte nevojë për një pushim. Papritur ai donte të merrej me energjinë diellore dhe makinat elektrike dhe raketat. Unë i thashë, vetëm zgjidh një që të mos punosh kaq shumë.
May Musk, përveç Elon 50-vjeç, ka edhe një djalë 49-vjeç, Kimball dhe një vajzë 47-vjeçe, Tosca, me ish-bashkëshortin e saj, Errol Musk. Sjellim në vëmendje se miliarderi ishte i pranishëm mbrëmjen e “Met Gala” me mamanë e tij. Gjatë ngjarjes më të rëndësishme të modës të dy, nënë e bir dukeshin shumë rehat në praninë e njëri-tjetrit.
Ndërkaq rikujtojmë, se së fundmi Elon u ka drejtuar një ultimatum të ashpër menaxherëve të Tesla-s, duke u kërkuar që të kthehen të punojnë në zyrë për 40 orë në javë, ose në të kundërt të largohen nga puna.
Sipas shefit të Tesla-s, puna në distancë nuk është më e pranueshme. Musk në një email të raportuar nga ‘Bloomberg’ tha se:
Ata që duan të punojnë në distancë duhet të jenë në zyrë të paktën 40 orë në javë ose të largohen nga Tesla. Kjo është më pak se sa po kërkojmë nga punonjësit e fabrikës.