Celebrities Magazine Showbiz

Nën shoqërinë e të dashurës së tij, ja ku po i kalon pushimet Yamal pas përfundimit të Europianit!

Lamine Yamal ishte padyshim një nga yjet e Europianit, i cili gjithashtu u shpall dhe kampion Europe me Spanjën. Tashmë, 17-vjeçari ka zgjedhur që të shijojë pushimet e tij, përpara se të rikthehet sërish në fushë për t’u bërë gati për sezonin e ri me Barcelonën.

@yamallaminee

Lamine Yamal & Alex Padilla spotted together in Greece @Lamine Yamal @Alex Padillaa #lamineyamal #alexpadilla #fcbarcelona #spain #greece #euro2024 #eurocup #blowthisup #makethisviral #viral #fyp

♬ sonido original – 11.11pm_og

Yamal po kalon pushime “luksoze” në Greqi, por në postimet e tij shfaqet vetëm, por asgjë nuk i ka shpëtuar syrit të fansave, të cilët publikuan një video që së bashku me të ishte dhe e dashura e tij Alex Padilla. Lamine Yamal dhe e dashura e tij Alex Padilla festuan së bashku “kurorëzimin” e Spanjës si mbretëreshë e Evropës. Adoleshenti Lamine Yamal, i cili hyri në historinë e Europianit, është fotografuar me Alex Padilla teksa pozojnë së bashku, ndërsa e dashura e tij mban Kupën në botë. Padilla mban veshur fanellën e kombëtares spanjolle me nr.19 të Lamines teksa ka pozuar me superyllin, i cili u vlerësua si lojtari i ri i turneut në Gjermani.

Ju rikujtojmë se, Yamal dha asistin e golit të parë për Nico Williams, me një pasim fantastik, që i dha mundësinë sulmuesit të Bilbaos që të gjente rrjetën. Asisti i katërt për të në këtë Europian, ndërkohë që ka shënuar një gol spektakolar ndaj Francës. Yamal ka kontribuar në këtë edicion në 5 gola, po aq sa dhe Dani Olmo, duke qenë një nga më të dalluarit. Europiani i parë për të shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe te Barcelona besojnë se mund të jetë pasuesi i Leo Messi-t.

17-vjeçari, ka thyer shumë rekorde në këtë Europian, madje duke lënë pas dhe legjendën Pele, teksa u bë lojtari më i ri që luan në një komepticion madhor. I aktivizuar në gjashtë ndeshje, adoleshenti i Spanjës krijoi më shumë shanse për shënim, plot 19 të tilla, si asnjë lojtar tjetër. Nga këto raste 8 ishin tejet të rrezikshme. Me katër assite, Lamine Yamal është lojtari me më shumë asiste në këtë Kampiopant Europian, por në anën tjetër kërcënon dhe rekordin e Cristiano Ronaldos që në historinë e Europianit ka 7 assite, shifër e arritur pikërisht në këtë Euro2024.Nëse gjërat shkojnë mirë, atëherë Yamal mund të jetë “ylli” i së ardhmes dhe mund të marrë skenën pas Messi-t dhe Ronaldo-s.