Studio A24 publikoi së fundmi trailerin zyrtar për thrillerin erotik “Babygirl” me regji të Halina Reijn, me aktorë Nicole Kidman dhe Harris Dickinson. Filmi i shumëpritur u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Venecias sivjet dhe Nicole Kidman fitoi gjithashtu çmimin Volpi Cup për ‘aktoren më të mirë’. Traileri i filmit u publikua dy ditë më parë dhe tashmë ka mbledhur gati tre milionë shikime.
Jorkut, e cila fillon një lidhje të rrezikshme me praktikantin e saj shumë më të ri, të luajtur nga Harris Dickinson. Përveç Kidman dhe Dickinson, rolet në film u luajtën nga: Antionio Banderas, Victor Slezak. Sophie Wilde, Vaughan Reilly, Esther McGregor, Leslie Silva dhe Anoop Desai. Kritikët që patën mundësinë ta shohin filmin besojnë se do të jetë shumë i suksesshëm dhe se Kidman ndoshta do të ketë nominime të shumta për rolin e saj. “Babygirl” do të hapet në kinema më 25 dhjetor.
Rikujtojmë se Kidman mbërriti në Itali për çmimet e Festivalit të Filmit në Venecia, por iu desh të largohej menjëherë pas uljes së avionit për shkak të vdekjes së papritur të nënës së saj, Janelle Ann Kidman. Ylli i “Eyes Wide Shut” mori çmimin për aktoren më të mirë për filmin “Babygirl” në festivalin italian, por nuk ishte e pranishme për të tërhequr atë. Në vend të saj, regjisorja Halina Reijn, e pranoi çmimin në emër të aktores.
Në fillim të janarit 2022, Kidman tregoi se nëna e saj ishte në gjendje të keqe shëndetësore, por nuk dha informacione të mëtejshme në atë kohë. Ylli i “Big Little Lies” ka treguar se nëna e saj ka qenë një forcë shtytëse në karrierën e saj, duke e shtyrë gjithmonë që ajo të fokusohet tek vetja.