Reperja e njohur Cardi B tha së fundmi se ka fituar 1 milion dollarë për një performancë në një event privat, duke u kërkuar kritikuesve që ‘ta kenë parasysh’ kur flasin për të. Cardi u tha 26 milionë ndjekësve të saj në Twitter se fitoi “1 milion dollarë për të performuar në një event privat të bankierëve elitar, për 400 njerëz dhe vetëm për 35 minuta”. Postimi në fjalë është hequr.
Rikujtojmë, se reperja ka thënë së fundmi se dëshiron të ketë një fëmijë të tretë pasi të jenë përmbushur detyrimet e saj aktuale të biznesit. Së fundmi Cardi B pranoi se i kishte paguar një shoku 5,000 dollarë për të sulmuar një grua që punonte në një klub striptizmi në Queens në vitin 2018, kur ajo u deklarua fajtore për dy akuza për kundërvajtje.
Reperja e rritur në Bronx, e cila ishte e veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë kremi, pranoi sulmin e shkallës së tretë dhe rrezikimin e pamatur të shkallës së dytë si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë që i kurseu kohën e burgut. Cardi, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almanzar, gjithashtu pranoi se e kishte sulmuar banakieren në gusht 2018 duke e goditur, duke i hequr flokët dhe duke ia përplasur kokën në lokal.