Një kafene në Shangai ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për kafen “speciale” që u shërben të ftuarve. Për çfarë bëhet fjalë? Krijimi i tyre përfshin derdhjen e pijes së nxehtë popullore në speca dhe është etiketuar si “green pepper latte”.
#Coffee #aficionados plz don't be mad. A #cafe in #Shanghai introduced their #greenpepper #latte, and it seems that it has attracted many curious customers to try it out.
Sold at 9.9 yuan(US$ 1.38), and you get a green pepper. pic.twitter.com/2KOxqeQRne
— Shanghai Daily (@shanghaidaily) December 12, 2023
Pamjet e përgatitjes së pijes së pazakontë kanë “pushuar” rrjetet sociale. Kafeneja, emri i së cilës nuk është publikuar, ofron një pije për vetëm 1.30 euro. Në video, ne shohim stafin duke prerë specin dhe hequr farat ndërsa në të derdhet kafeja me qumësht. Menaxheri i lokalit pretendon se inovacioni i tyre ka qenë një sukses i madh pasi është një ndër pijet e preferuara të klientëve.
Ndërkaq, njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet të tregojnë kujdes me kafenë sepse ajo mund të rrisë rrezikun e atakut në zemër. Për të arritur në këtë konkluzion, një studim italian analizoi të dhënat e 1,200 personave nga mosha 18 deri në 45 vjeç. Ekspertët përmblodhën dhe analizuan të dhënat mjekësore në një hark kohor prej 12 vitesh.
Pjesëmarrësit në studim kishin një tension sistolik të gjakut që varionte nga 40 deri në 159 mm/Hg dhe një tension diastolik që varionte nga 90 deri në 99 mm/Hg. Gjetjet e studimit italian mbi lidhjen mes kafesë, tensionit të lartë dhe atakut në zemër. Në harkun kohor të 12 viteve, ekspertët vunë re rreth 60 raste problemesh shëndetësore me qarkullimin dhe zemrën.