Celebrities Gossip Showbiz

Në të kaluarën paska mbetur diçka ‘pezull’ mes Britney Spears dhe Princit William…

Dikur këngëtarja e njohur Britney Spears ka rrëfyer se Princi William e ftoi atë për një darkë gjatë kohës që ajo ishte në një turne në Britani. Në një intervistë për një ‘talk show’ britanik rreth 20-vjet më parë, ylli i muzikës pop tha se komunikonte me princin me e-mail dhe e ftoi atë ta vizitonte dhe ndoshta të dilnin për të ngrënë. Por takimi nuk u zhvillua kurrë, pranoi ajo gjatë një interviste për shfaqjen Frank Skinner të ITV1.

Skinner e pyeti Britney-n, asokohe 20 vjeçe, për marrëdhënien e saj me princin dhe nëse ajo ishte afruar me të.

Po, ne shkëmbyem e-maile për pak kohë dhe ai duhej të vinte të më takonte diku, por nuk funksionoi.

“Ti u le në pritje nga Princi William?” pyeti Skinnier.

Ndërsa Spears u përgjigj:

Po.

Spears tha se ajo nuk e kishte idenë pse William kishte ndryshuar mendje për takimin, por tabloidi britanik Sun raportoi asokohe se princi kishte zgjedhur që në vend të takimit të shkonte për gjueti dhelprash. Britney ishte në kulmin e famës së saj në atë kohë, pas publikimit të këngëve “Baby One More Time” dhe “Oops! I did it Again”. Rikujtojmë, se së fundmi ylli i muzikës pop, Christina Aguilera ka hequr Britney Spears nga rrjeti i saj social Instagrami për shkak të një postimi ku Britney dukej se bullizonte kërcimtarët e Aguilera-s.