Celebrities Gossip Showbiz

“Në stadium, në tren, në ashensor, në banjo lokali, edhe te Lana madje”, Amos Zaharia zbulon ku ka bërë dashuri me ish-partneren!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E teksa debatet për punët e shtëpisë apo strategjitë e ndryshme mbizotërojnë në shtëpinë e BBV, shpeshherë banorët flasin edhe për të kaluarën e tyre, duker përmendur njerëz e ngjarje dhe duke përshkruar emocionet e tyre. Në një rrëfim të fundit, Amosi ka folur për ish-partneren e tij duke treguar vendet më të çuditshme ku ata kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Na rastisi të lëviznim në të gjithë Shqipërinë. Nuk kemi lënë cep të Shqipërisë pa bërë dashuri, por në vendet më të çuditshme. Në stadium, në tren, në ashensor, në banjo lokali, edhe te Lana madje, në vende nga më të çuditshmet.

Në maj të Llogarasë, na u prish autobusi në maj të Llogarasë, ishte ora një e natës. Zbritëm nga autobusi dhe përfituam nga rasti, u shkëputëm nga turma dhe qielli ishte yll…