Ylli i serialit “Friends” Jennifer Aniston u përball me një situatë të pakëndshme pasi policët arritën në derën e saj pas një telefonate shqetësuese, por të rreme. Një telefonues anonim mashkull telefonoi autoritetet dhe u dha atyre një adresë, duke pretenduar se personi të cilin ai nuk e përmendi është në prag të vetëvrasjes pasi kishte depresion, sipas TMZ. Pas kësaj, policia arriti në adresën e dhënë duke zbuluar se shtëpia i përkiste Aniston.
Sigurimi i saj në portë u takua me ta teksa aktorja 55-vjeçare ishte duke fjetur. Megjithatë, autoritetet kontrolluan nëse ylli i famshëm ishte mirë. Kur përgjigja erdhi pozitive, u konfirmua se aktorja ishte bërë viktima e fundit e ngacmimit kriminal, ku një raportim i rremë bëri që policia të arrinte në shtëpinë e saj. Para saj, Tom Cruise, Justin Bieber, Clint Eastwood dhe Rihanna janë përballur me të njëjtin incident.
Aktores së njohur së fundmi pothuajse iu refuzua hyrja në ‘Emmy Awards 2024’ për shkak të një problemi me biletën, pavarësisht se ishte në mesin e yjeve që ishte e nominuar. 55-vjeçarja e cila famën ndërkombëtare e fitoi për rolin e Rachel Greene në serialin “Friends” nga viti 1994 deri në vitin 2004, ishte e nominuar për kategorinë ‘aktorja më e mirë në një rol kryesor’ në serialin dramë për serialin “The Morning Show”.
Ndërkaq, Aniston ka treguar se çfarë bën herët në mëngjes ditën e hënë dhe çfarë e ndihmon të duket në formë. Në një video të publikuar në Instagram aktorja tregon aktivitetin e saj të preferuar fizik. Aniston përfundon stërvitjen e saj rigoroze në tapet duke thënë:
O Zoti im… I di ato ditë kur thjesht nuk dëshiron ta bësh? Thjesht duhet ta bësh!
Më herët, Jennifer është lënduar nga ushtrimet e tepërta fizike dhe i ndërpreu për disa kohë ushtrimet. Sot ajo është mesatarisht aktive në aktivitet fizik dhe kujdeset mirë për një ushqim të shëndetshëm.