Mund të mësoni më shumë për jetën personale të këngëtares Taylor Swift, përmes librit të ri komik, autobiografik të saj. Këngëtarja vlerësohet si një nga figurat e personazhet më me influencë në botë, në një kategori fushash ku përfshin biznesmenë, aktivistë, politikanë e gazetarë.
Libri komik nxjerr në pah disa karakteristika të Swift, që edhe fansat më besnikë të saj nuk i dinë. Libri del në shitje më 13 dhjetor. Ylli amerikan i muzikës, ka thyer së fundmi një tjetër rekord në Spotify. Shërbimi i transmetimit njoftoinë mediat sociale se bukuroshja është bërë artistja më e transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify. Albumi i saj u bë më i transmetuari në Spotify në një ditë të vetme këtë vit.
Në fillim të këtij muaji, Taylor dhe Jack Antonoff festuan këngën e tyre “Cruel Summer” duke u ngjitur në vendin e parë në top listë, katër vjet pas publikimit të saj fillestar. Turneu i suksesshëm i Swift thuhet se e ka bërë atë miliardere. Statusi i saj si miliardere u konfirmua nga Bloomberg, duke e vendosur atë në “klubin e dhjetë figurave” elitare, së bashku me Kim Kardashian dhe Oprah Winfrey.
Swift së fundmi bëri një njoftim shumë të rëndësishëm së fundmi në lidhje me koncertet e saj. Në rrjetin e saj social Instagram artistja bëri të ditur se ka anuluar shfaqjen e saj në Buenos Aires, të planifikuar për në 10 nëntor. Ajo njoftoi se po anulonte koncertin për shkak të kushteve të motit. Nëpërmjet deklaratës së saj 33-vjeçarja u shpreh se:
Më pëlqen një shfaqje në shi, por kurrë nuk do të rrezikoj fansat e mi apo dhe ekipin.