Gjyqi i njohur i cili po zhvillohet mes dy aktorëve të njohur të cilët edhe kanë qenë të martuar me njëri-tjetrin, Amber Heard dhe Johnny Depp ka nxitur një vëmendje shumë të madhe në mbarë botën. Të gjithë janë shumë kuriozë se çfarë ndodh me ta.
Por teksa ekziston edhe mundësia e pranisë së kamerave dhe medias gjithçka është shumë transparente. Së fundmi në rrjet aludohet se dëshmia që Amber Heard ka bërë me datë 6 maj kundër Johnny Depp, mund të jetë kopjuar fjalë për fjalë nga filmi “The Talented Mr Ripley”. Edhe pse disa media morën përgjegjësinë për të kryer një analizë të verifikimit të fakteve për të zbuluar se dëshmia e Heard dukej e ngjashme me dialogët e Gwyneth Paltrow në filmin e vitit 1999, por në të vërtetë deklaratat e saj nuk u kopjuan.
With the internet flooded with Johnny Depp and Amber Heard court drama it’s hard to avoid. This from Amber’s opening statement is really really weird. pic.twitter.com/uvbEbllUuA
— A Paladin’s Venture (@PaladinsVenture) May 5, 2022
Në lidhje me këtë rast, faqja ndërkombëtare e kontrollit të fakteve Snopes dhe revista e lajmeve Newsweek raportuan se:
Newsweek: Thashethemet se Amber Heard citoi filmin “The Talented Mr Ripley” në dëshminë e saj janë të rreme. Ato fraza nuk janë thënë gjatë dëshmisë së saj.
Snopes: Memet thonë se citati erdhi nga ‘deklarata hapëse’ e Heard. Ky është një pretendim i çuditshëm, sepse ishte avokati i Heard, jo vetë Heard, ai që bëri një deklaratë hapëse në emër të saj.
Vlen të theksohet gjithashtu se detaje të reja po dalin në dritë dita-ditës në gjyqin e madh të Amber Heard dhe Johnny Depp. Së fundmi është bërë publike një video e re e Amber e cila po përballet edhe me akuzat për dhunë në familje me ish-partneren e saj, Tasya van Ree. Kjo video u rishfaq edhe njëherë këtë javë në mes të gjyqit.
Videoja, e cila u shikua mbi 130 mijë herë, tregoi Heard duke dëshmuar për këtë çështje më 13 gusht 2016, në të njëjtin vit që aktorja paraqiti kërkesën për divorc nga Depp. Është e paqartë nëse dëshmia ka ndodhur gjatë një seance gjyqi në lidhje me Depp në atë kohë. Akoma nuk është e qartë se çfarë vendimi pritet që të merret në lidhje me këtë çështje.