Celebrities Film & Tv Magazine

Në romancë me Butrint Imerin? “Miss Universe Albania”: “Nga i dashuri, u ndava se më tradhtoi”!

“Miss Universe Albania 2024”, Françeska Rustemi, i jep fund thashethemeve për një romancë me këngëtarin Butrint Imeri. E ftuar në “Top Arena”, bukuroshja theksoi se mes saj dhe artistit ka vetëm miqësi.

Ajo, ndërsa pohoi se raporti i mëparshëm romantik i mëparshëm ka përfunduar, pasi është tradhtuar, por hodhi poshtë lajmi se ish-partneri ka qenë futbollist, tha:

Marrëdhënie miqësore dhe shoqërore. Jemi shokë.

Më tej, ajo shtoi:

Është ndarë nga i dashuri se e ka tradhtuar? Ka qenë një lidhje normale dhe kaq, jo futbollist.

Ju rikjtojmë se, e ftuar në pjesën e dytë të emisionit ishte modelja Françeska Rustem. Ajo është shpallur ‘Miss Universe Albania 2024’. Bukuroshja nga Durrësi ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës në Shqipëri dhe në këtë intervistë na dha disa detaje ekskluzive të këtij rrugëtimi mjaft të rëndësishëm në karrierën e saj. Pak ditë kanë kaluar nga ky event dhe Françeska ka dhënë opinionin e saj rreth komente pozitive, por edhe atyre negative ku disa persona në rrjetet sociale janë shprehur kundra fitores së modeles.