Rike Roçi mbrëmjen e kaluar në “Top Arena”, është ulur përballë Eno Popit, në një intervistë të veçantë. Ajo rrëfeu momente të veçanta nga jeta e saj, që nga fëmijëria e deri sot.
Kam qenë delja e zezë e familjes, kam një motër dhe vëlla shumë të urtë dhe unë kam qenë më mistrecja.
Por Rikja ka folur edhe për dashurinë e saj të parë dhe të madhe.
Dashuria e parë, ishte me shokun e bankës, kam qëndruar shumë vite dhe do mbetet dashuria me e madhe sepse në atë moshë do me pastërti. Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Unë ende vijoj të kem komunikim me të, duhemi fort, dhe e respektojmë njëri-tjetrin.
Pak ditë më parë në media qarkulluan lajme që ngrinin dyshime se Rike Roçi ishte në pritje të ëmbël. Por në këtë intervistë ajo i ka vënë kapak këtij dyshimi.
Këto dyshime lindën se kam bërë një foto në plazh që kam pasur një ‘pareo’, shami te barku… nuk jam shtatzënë, do doja shumë, është një nga ëndrrat e mia të bëhem nënë, por nuk është e vërtetë. Mendoj se së pari duhet gjetur dashuria për të bërë një fëmijë, do doja shumë shpejt të bëhem mami. Do jem një mami shumë e ëmbël.