Celebrities Gossip Showbiz

Në pritje të dasmës së Brooklyn, David dhe Victoria shijojnë pushimin në jaht!

David dhe Victoria Beckham janë një nga çiftet më të famshme të showbiz-it të huaj. Shumë të dashur për publikun, qoftë për arritjet profesionale, qoftë për jetën sentimentale të cilën nuk kanë ngurruar ta ndajnë me ndjekësit në rrjete sociale, David and Victoria janë një nga çiftet më të preferuar.

Këtë herë dyshja u pa duke u relaksuar në një jaht 5 milionë paundësh, pak pas vjedhjes që u bë në shtëpinë etyre në Londër, teksa presin dasmën e Brooklyn që do të organizohet gjatë fundjavës. Çifti i famshëm dukeshin shumë të qetësuar në Miami së bashku me fëmijët e tyre Harper dhe Romeo, në superjahtin e quajtur Seven. David dhe Victoria dukej që po e shijonin pushmin teksa ishin së bashku me syze dielli tepër të relaksuar.

Victoria ishte me një fustan të shkurtër të zi dhe David kishte pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë të bardhë. Ata dukeshin mjaft pranë njëri-tjetrit, teksa shikonin në telefonin e David. Ai më pas u ul në diell bashkë me të birin Romeo, ndërsa fliste me vajzën e tij. Ai e emërtoi jahtin e tij pikërisht Seven në nder të gjashtë viteve që luajti me këtë numër në fanellë për Manxhester United. Seven ka edhe një kuptim tjetër për të gjithashtu, pasi ky është emri i mesëm i së bijës.

Kujtojmë, se këtë fundjavë djali i familjes Brooklyn do të martohet me Nicola Peltz. Dasma e dyshes është përfolur shumë në media, teksa ka dalë lajmi se kumbari i Brooklyn, Elton John nuk do të jetë pjesë e eventit madhështor. Gjithashtu, është diskutuar edhe vendi ku do të organizohet ngjarja, që është prona luksoze e babait të Nicola.