Së fundmi aktorja e njohur Lupita Nyong’o u shfaq në tapetin e kuq në Londër për filmin e saj të ardhshëm, ‘A Quiet Place: Day One’, me një kotele bardh e zi e veshur me papion. Edhe pse ishte macja ajo që mori të gjithë vëmendjen edhe aktorja me veshjen e saj plot stil arriti të spikaste.
Lupita kishte veshur një kostum rozë, i cili përbëhej nga një xhaketë dhe pantallona të gjera dhe të gjata. Sa i përket maces ajo nuk është kafsha shtëpiake e Nyong’o-s por ajo është pjesë në filmin e ardhshëm. E quajtur Schnitzel, macja shfaqet në ekran në disa skena.
Vlen të rikujtojmë gjithashtu se në muajin gusht gjatë Festivalit të Filmit në Kanë edhe aktorja e njohur Caterina Murino zgjodhi një shoqërues mjaft të veçantë për parakalimin e saj në tapetin e kuq të premierës së “Poor Things”. Qenushi i adhurueshëm ishte krah saj. Një moment mjaft unik që arrin të rrëmbejë të gjithë vëmendjen e të pranishmëve por gjithashtu kthehet edhe në një kujtim për aktoren nga Sardenja.
View this post on Instagram