Aktualitet

Në pranga se nuk i ndaloi policisë Shkodër/Në motomjet, pa leje drejtimi!

Arrestohet pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar motomjetin. Në prangat e bluve të Shkodrës ra një 19-vjeçar, banues në fshatin Grudë e Re. I riu u kap duke lëvizur me mjet, i pa pajisur me leje drejtimi.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër: 

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin K.L., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar motomjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, njofton policia.