Celebrities Music Showbiz

Në prag të dy dekadave karrierë, Dafina Zeqiri vjen me një mesazh për ndjekësit e saj!

Ajo ka vite që është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe një nga emrat më të dashur për publikun. Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila tashmë po shënon rredh dy dekada karrierë. Gjatë kësaj kohe, artistja ka realizuar hite të shumta e ka marrë një dashuri mjaft të madhe nga i gjithë publiku.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Threads, këngëtarja ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. Dafi shkruan:

Çdo ditë jam shumë falënderuese që jam gjallë dhe shëndoshë pikë së pari. (P.S: Sigurt bëj gabime në shkrim). Ndihem njeriu me shumë fat që po afrohen dy dekada karrierë dhe kam bashkëpuntorë të mrekullueshëm, po ashtu ju që më vlerësoni muzikën dhe performancat e mia. Ekipin më të mirë në botë. Faleminderit shumë, shumë, shumë të gjithëve. Ju dua!

Së fundmi këngëtari i njohur, Yll Limani ka njoftuar se është ftuar në dasmën e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit. Ai ka bërë publike ftesën që çifti i ka dërguar. Ylli e ka publikuar atë në InstaStory ku edhe ka shkruar:

Super ftesë, ju tashmë e dini se do të zbuloj gjithçka. Hajde more gëzuar!