Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi prej afro 3 vitesh tanimë është e martuar me të dashurin e saj të zemrës, njëkohësisht babain e vajzës së tyre të vogël, Besnikun. E dyshja nuk ngurron të ndajnë me ne postime nga momentet e tyre së bashku, ashtu si ka bërë disa orë më parë bukuroshja.
Me anë të një fotoje në Instastory, teksa shfaqet duke i parë ‘fshehurazi’ telefonin e partnerit, i cili po qëndron krah saj, prezantuesja ka shkruar: “1 foto sa 1000 fjalë”.
Epo, besojmë se shumë nga ju e kuptoni Jonidën…
Rikujtojmë, se 18 qershori ishte një datë e shënuar për Vokshin dhe bashkëshortin e saj pasi u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekua me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Emi. Herë pas herë ata publikojnë foto si një familje dhe vogëlushja padyshim që e ka forcuar edhe më shumë marrëdhënien e tyre.
Momenti i lindjes është shumë i veçantë për çdo nënë. Por, sa e veçantë është dhe një çast shumë i vështirë, që nuk është e njëjtë për të gjitha. Moderatorja e njohur ka treguar në një intervistë se gjatë lindjes së vajzës së saj, Emit ka kaluar një moment shumë të vështirë, pasi jeta e të voglës ishte në dorën e saj.