Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Pogradec, teksa po dërgohej për në spital.
Mësohet se viktima është gjetur i pajetë në fshatin Niçë të qytetit juglindor, teksa po kulloste bagëtitë. Pavarësisht se ka marrë ndihmën e parë, ai ka vdekur rrugës për në spital. Nga këqyrja paraprake e trupi nuk janë vërejtur shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, megjithatë, autopsia pritet të zbardhë më shumë detaje.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:30, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, shtetasi P. M, 65 vjeç, banues në fshatin Niçë, Pogradec.
Sipas deklarimeve të familjarëve, 65-vjeçari është gjetur i rrëzuar në tokë pa ndjenja në një distancë rreth 250 metra larg banesës, ku po kulloste bagëtitë e tij. Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Pritet dalja e ekspertizës mjeko- ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.