Së fundmi roveri Curiosity i NASA-s ka gjetur prova se në rajone të ndryshme të Marsit ka pasur liqene. Agjencia amerikane e hapësirës raportoi zbulimin e teksturave të shkëmbinjve të valëzuar, duke sugjeruar se shenja të mëdha uji ekzistonin në një zonë që shkencëtarët kishin menduar se do të ishte më e thatë. “Kjo është dëshmia më e saktë e ujit dhe valëve që kemi parë në të gjithë misionin,”-tha një nga studiuesit.
Ashwin Vasavada, shkencëtari i projektit të Curiosity në Laboratorin Jet Propulsion të NASA -s në Kaliforni, tha se roveri më parë u ngjit nëpër mijëra kilometra të depozitave të liqenit dhe kurrë nuk pa prova si kjo. Curiosity ka lundruar që nga viti 2014 në rrëzë të malit Sharp, një mal 4 kilometra i lartë që dikur ishte i mbuluar me përrenj dhe liqene. Mali përbëhet nga shtresa, me më të vjetrën në fund dhe më të renë në majë, që do të thotë se Curiosity po udhëton në mënyrë efektive nëpër kohë në përpjekjen e saj për të studiuar historinë e planetit.
Teksturat shkëmbore të valëzuara të sapozbuluara u gjetën gati 804 metra mbi bazën e malit, të ruajtura në një shtresë të hollë shkëmbi të errët që dallon nga pjesa tjetër e malit. Është aq e vështirë sa roveri nuk ka mundur ta deportojë atë. Teksturat e shkëmbinjve të valëzuar janë një shenjë uji sepse miliarda vjet më parë, valët në sipërfaqen e një liqeni të cekët do të kishin nxitur sedimentet në fund me kalimin e kohës duke krijuar efektin e valëzimit.
NASA thotë se zona do të kishte siguruar një mjedis të pasur për mikroorganizmat, nëse do të kishte ekzistuar. Shkencëtarët shpresojnë të gjejnë më shumë nga shkëmbi i errët që është mjaft i butë për t’u shpuar, por roveri ka vërejtur gjithashtu prova të tjera të ujit diku tjetër. Në një luginë të quajtur Gediz Vallis, janë parë mbeturinat që u shkatërruan nga rrëshqitjet e lagështa të dheut në malin Sharp, duke përfshirë gurë që shkencëtarët dyshojnë se ishin të madhësisë së makinave.
Vasavada tha se ishte ndoshta dëshmia më e fundit e ujit që do të shohim ndonjëherë. Shpresohet që Curiosity i cili ka qenë funksional për më shumë se 10 vjetësh në sipërfaqen e planetit do të marrë një vështrim tjetër në luginën më vonë këtë vit, ndërsa vazhdon të vëzhgojë malin Sharp.
Ndërkohë, roveri i tij pasardhës Perseverance është gjithashtu duke punuar shumë në planetin e kuq, javën e kaluar ai përfundoi ndërtimin e një depoje shkëmbi që do të ndihmojë në kthimin e mostrave në Tokë. Rikujtojmë, se një kamera e NASA-s ka kapur fytyrën e një ariu në sipërfaqen e planetit Mars. Formacioni gjeologjik ka formë të rrumbullaktë, me dy kratere që ngjajnë me sy.