Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa prej disa kohësh është në një lidhje romantike me regjisorin francez, Romain Gavras. Disa ditë më parë këngëtarja 27-vjeçare doli publikisht me partnerin e saj, ndërkohë së fundmi ka publikuar një foto përkrah tij në Instagram. Në mbishkrimin e fotos ku dyshja shihen nga prapa të përqafuar, Dua ka uruar të dashurin për përvjetorin.
“Gëzuar përvjetorin zemër”,-ka shkruar autorja e “Levitating”.
View this post on Instagram
Rikujtojmë që Gavras ka qenë më parë në një romancë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora. Ndërkaq, Dua-n shumë shpejt do ta shohim edhe si aktore, pasi muaj më parë u konfirmua se ajo do të bëjë debutimin në filmin e ri të “Barbie”.
Sjellim në vëmendje se këtë vit nuk do të ketë një festival “Sunny Hill”. Organizatorët kanë njoftuar se po kërkojnë për hapësirën e re. Edicionin i këtij viti është shtyrë ndërsa datat e mbajtjes së festivalit janë zhvendosur në gusht të vitit 2024. Njoftimi zyrtar është publikuar edhe nga vetë ylli i muzikës pop Dua Lipa në Instagramin e saj. Këngëtarja ka shkruar:
Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që “Sunny Hill Festival” përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e këtij viti të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të “Sunny Hill Festival” në fundjavën e parë të gushtit 2024.