Celebrities Film & Tv Music

Në përgatitje të një albumi të ri, Snoop Dogg dhe Dr.Dre ‘bashkojnë forcat’!

Së fundmi është konfirmuar që Snoop Dog dhe Dr.Dre janë në përgatitje të një albumi të ri. Gjatë një paraqitjeje në ‘podcast’-in e Stephen A.Smith, Know Mercy, Snoop foli për lidhjen e tij me Dre dhe evolucionin e marrëdhënies së tyre simbiotike. Pasi theksoi bashkëpunimet e tyre të hershme, legjenda e muzikës zbuloi se ai dhe Dre filluan të punonin në një album gjatë verës.

https://twitter.com/ElliottWilson/status/1576285564470382592?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1576285564470382592%7Ctwgr%5E27501beed8fc4fa441d2439bc002610db593acd4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fsnoop-dogg-dhe-dr-dre-ne-pergatitje-te-albumit-te-ri-missionary%2F

Ju jeni i pari që e dëgjoni këtë. Unë dhe Dr.Dre kemi punuar në një album për dy muajt e fundit, do të përfundojë në nëntor dhe është prodhuar nga Dr. Dre. Është përvjetori ynë i 30-të i Doggystyle dhe emri i albumit është ‘Missionary’.

“Përse këtë emër?”, e pyeti moderatori. Snopp përgjigjet:

Sepse albumi i parë ishte ‘Doggystyle’.

Thashethemet për një projekt nga Snoop dhe Dre kanë qarkulliar që nga fillimi i vitit, pasi u panë bashkë në një studio muzikore duke përfshirë këtu edhe reperin Eminem. Pas vitesh me NWA, Dre nisi karrierën e tij solo me këngën e tij të vitit 1992 “Deep Cover”, e cila shënoi bashkëpunimin e tij të parë me Snoop. Ata më pas bashkuan forcat në albumin debutues të Dre, “The Chronic”, përpara se të bashkoheshin në “Doggystyle”. Që atëherë, yjet e kanë cilësuar veten si një nga dyshet më të fuqishme të hip hopit.

Ndërkaq, Eminem dhe Snoop Dogg duket se duhet të ‘falënderojnë’ Dr.Dre dhe gjendjen e tij shëndetësore në vitin 2021 që i ndihmoi ata të riparonin marrëdhënien e tyre. Reperët, të cilët bashkëpunuan për herë të parë më shumë se dy dekada më parë, kishin raporte të acaruara që arriti kulmin në 2020, kur komentet publike nga Snoop Dogg me fyerje kundrejt Eminem, e shtynë yllin të bëj ‘diss’ kundër Snoop Dogg në tekstet e tij.