Sara Karaj është banorja e eliminuar mbrlmjen e sotme nga Big Brother VIP. Ajo ishte në nominim me tre vajza të tjera, Roza, Ilnisa dhe Françeska.
Publiku ka vendosur të shpëtojë banoret e tjera, por Sara nuk ka arritur ta kapërcejë këtë nominim të vështirë. Sara Karaj nuk ka as biletë fati sepse hyrja e saj disa javë pas nisjes së spektaklit nuk ia mundësonte këtë.
View this post on Instagram
Kështu ajo ndërpreu përfundimisht rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E pyetur se pse ishte kaq e shkurtër eksperienca e saj në Big Brother, Sara tha se dëshira e saj më e madhe ka qenë ta shijoj.
Jam futur në një moment që kishte shumë intensitet në shtëpi dhe e humba pak veten javën e fundit. Big Brother ka qenë një dëshirë e imja shumë e madhe që ta provoj si eksperiencë, ta shijoj dhe e kam shijuar.