Celebrities Gossip Showbiz

Në një romancë prej 9 vitesh, dy aktoret e njohura tregojnë se nuk jetojnë në një shtëpi!

Aktoret Holland Taylor dhe Sarah Paulson u shfaqën gjatë ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, ku diskutuan ndër tëtjera edhe për jetën e tyre të përbashkët. Më herët këtë vit, Paulson kishte zbuluar se sekreti i dashurisë së tyre është jetesa në shtëpi të ndara.

“Ne nuk jetojmë bashkë. Ky është sekreti. Holland dhe unë kalojmë shumë kohë së bashku, por nuk jetojmë në të njëjtën shtëpi.

Tani, dyshja vendosën të sqarojnë këtë deklaratë.

Ne jemi më shpesh së bashku sesa jo. Duhet ta sqaroj këtë. Ne nuk jetojmë bashkë, që do të thotë se nuk kemi një shtëpi të përbashkët, por jemi shpesh me njëra-tjetrën. Është si të jetosh bashkë, por pa jetuar bashkë. Mendoj se njerëzit mendojnë se shohim njëri-tjetrin një herë në muaj ose diçka të tillë. Në një shtëpi ose tjetrën, lëvizim mbrapa e përpara. Shumë larmishmëri. Larmishmëria është shija e jetës.

Rikujtojmë se Paulson dhe Taylor u njohën në vitin 2005, kur ishin të dyja mysafire në një darkë. Në atë kohë, të dyja ishin në lidhje. Dhjetë vjet më vonë, ato filluan të ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale dhe Taylor kontaktoi Paulson. Në fund të vitit 2015, lidhja e tyre u konfirmua. Ato nuk duan të martohen pavarësisht lidhjes së gjatë. “Kurrë nuk kemi folur për këtë”-tha Yalor.

Ylli i “Ratched” Holland ndërkaq beson se do të ishte e vështirë për të t’i kushtonte kohën e saj aktrimit dhe të qenit nënë.

Nuk dua të shqyhem. Unë nuk dua të shikoj fëmijën tim dhe të them, ‘Ti je gjëja më e jashtëzakonshme që më ka ndodhur ndonjëherë. Ishte e vështirë për nënën time të ishte kudo, të vinte në shkollë dhe të siguronte jetesën.’