Lartë e poshtë po qarkullojnë thashetheme se kampioni i Formula 1, Fernando Alonso, po takohet me yllin e muzikës pop Taylor Swift. Piloti spanjoll përdori këngën e Swift “Karma” në një klip që postoi në TikTok dhe teksa 41-vjeçari po e dëgjon, në fund të klipit ai i shkel syrin kamerës duke lënë të hapur mundësinë që thashethemet që thuhet se janë bashkë janë të vërteta.
Fernando Alonso nuk i është përgjigjur një pyetjeje nëse është apo jo në lidhje me Taylor Swift. Alonso njoftoi ndarjen e tij nga e dashura Andrea Schlager në fillim të këtij muaji në një kohë të ngjashme kur Swift u nda nga partneri afatgjatë Joe Alwyn. Pas kësaj ‘shpërthyen’ thashetheme se të dy po takohen, pasi Alonso nxiti dyshimet me një postim në TikTok.
Një gazetar i tha Alonsos gjatë një interviste: “Më duhet ta pyes këtë ose do të lija një hapësirë boshe, por dhe e di që është potencialisht historia juaj e dashurisë dhe e askujt tjetër”. “Natyrisht, jo, nuk kam asgjë për të thënë. Unë u përgjigja tashmë. Nuk kam asgjë për të thënë.”- tha Alonso duke evituar të përgjigjej për romancën e mundshme.
Rikujtojmë, se Taylor së fundmi i dha fund lidhjes me Joe Alwyn pas gjashtë vitesh së bashku. Një burim i afërt me Taylor konfirmoi lajmin për CNN duke thënë se:
Taylor dhe Joe u ndanë disa javë më parë. Ata thjesht u ndanë dhe planifikojnë të mbeten miq.
Swift, dhe Alwyn u lidhën në vitin 2016. Fituesja e Grammy-t dhe Alwyn arritën ta mbanin lidhjen e tyre kryesisht të fshehtë, por Taylor nxiti zërat për romancën me Alwyn përmes muzikës së saj gjatë rrugës.