Këngëtarja e njohur dhe njëkohësisht ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Arta Kabashi ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “E Diell”, në Top Channel. Ajo është pyetur në lidhje me raportin e ngushtë që ka pasur me Romeo Veshajn brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por edhe nëse është e vërtetë lajmi se ajo dhe Blerim Destani janë në një lidhje dashurie.
Për Romeon, Arta shprehet se e ka parë thjesht si shok dhe jo diçka më tepër, ndërsa në lidhje me fjalët që kanë dalë për një lidhje me Destanin, këngëtarja shprehet se është një lajm i rremë dhe se ajo është beqare. Ndër të tjera, ajo zbuloi:
Ronaldo Sharka: Ka qarkulluar një lajm për ty dhe Blerim Destanin, a është kjo arsyeja pse nuk u lidhe me Romeon?
Arta Kabashi: Jo nuk ka lidhje fare, unë e ceka më herët që unë jam beqare dhe ai ka qenë një lajm fals. Unë e kam cekur që me Romin nuk e kemi mentalitetin, unë dua një mashkull shumë më të pjekur se unë, për të qenë më e tërhequr prej tij. Aty brenda Romeo është një nga personat që kam bërë shumë qejf dhe e kam konsideruar si shok dhe nuk kam pasur tërheqje për të.