Celebrities Film & Tv Gossip

Në një lidhje me Amosin? Dea Mishel zbulon për herë të parë të vërtetën në ‘Më lër të flas’!

E ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel ka qenë finalisjta e ‘BBV 2’, Dea Mishel Hoxha. Bukuroshja ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e dytë të “Big Brother VIP” dhe disa detaje private të jetës së saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Fillimisht Dea rrëfeu ndjesitë e para pas daljes nga shtëpia e “BBV”.

Sapo dola, kam marrë shumë komente pozitive dhe për këtë gjë jam shumë e lumur. I falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë vlerësuar edhe kur kam qenë brenda, që më kanë qëndruar në krahë.  Por, kam bërë ato shakatë që nuk e dija që do ishin bërë të mëdha. Kam kërkuar ndjesë, por tani njerëzit kanë tendencën që ta kthejnë çdo gjë në humor.

Ajo zbuloi se ruan miqësinë me Jori Dellin, e cila ishte gjithashtu e ftuar në këtë episod të ‘Më lër të flas’.

Unë jam e lumtur sepse kam dalë nga aty dhe realisht mendoj se do të kem marrëdhënie të mira me të gjithë. Edhe me personat që kam debatuar, kam respekt për të gjithë. Kam qëndruar më shumë me Jorin.

Dea foli edhe për raportin me Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin.

Edhe brenda shtëpisë, unë kam pasur më shumë shoqëri me Oltën. Me Oltën, më tepër se sa me Luizin. Me Luizin jemi takuar këtu në Top, jemi përshëndetur, kemi përgëzuar njëri-tjetrin. Më bëhet qejfi që ka nisur karrierën e tij muzikore dhe i uroj sa më shumë suksese.

Finalistja e “BBV” shpjegoi përfundimisht raportin e saj me aktorin. Ajo u shpreh se nuk ka pëlqim për të, madje nuk ruan as miqësi.

Donaldi: Nuk ke më kontakte, miqësi?

Dea Mishel: Jo pra. Nuk është se kisha turp brenda dhe prita

Donaldi: Po pse, ai djali i mirë është…

Dea Mishel: Po, shumë djalë i mirë është. E vlerësoj shumë.

(Donaldi nuk flet)

Dea Mishel: Mos u mërzit

Donaldi: Po çfarë do më? Ai djalë king është, nga familje e mirë vjen

Dea Mishel: Po, të gjitha i ka. Nuk i mungon asgjë.

Donaldi: Ka lidhje me mbretër. Është vëllai i princeshës

Dea Mishel: Një shok shumë i mirë…

Donaldi: Dakord