Vaji i kokosit, është perfekt për lëkurën e irrituar të këtij sezoni. Në një kohë kur temperaturat sa vijnë e ulen, fytyrat delikate, por në fakt të gjitha, shfaqin probleme, skuqen dhe dehidratohen. Nëse ke lëkurë të thatë, përdor vazhdimisht vaj kokosi. Lëkura e thatë, shpeshherë shfaq probleme, sidomos pas larjes.
Ajri i ftohtë e acaron edhe më shumë. Pas dushit, thaje fytyrën me një peshqir të butë dhe apliko vajin e kokosit duke e masazhuar me mollëzat e gishtave të gjithë fytyrën, në mënyrë që vaji të depërtojë më thellë në lëkurë. 1/4 e lugës së gjellës është e mjaftueshme për të gjithë fytyrën.
Mbaje për 5-10 minuta duke e masazhuar derisa fytyra ta ketë përthithur të gjithë masën. Duke qenë një produkt 100% organik, vaji i kokosit është një produkt që rekomandohet gjithmonë si një prej hidratantëve më të mirë. Sa më shpesh ta përdorësh, aq më të shkëlqyeshme do ta ndiesh lëkurën. Vaji i kokosit është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme si dhe me vitaminë E, përbërës që ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe hidratimin e saj në thellësi.
Benefitet e vajit të kokosit janë të njohura edhe për të luftuar rrudhat. I pasur më kolagjen, atë mund ta përdorësh si një prej rigjeneruesve më të mirë jo vetëm për fytyrën, por edhe për skalpin. Vajin e kokosit mund ta përdorësh edhe si scrub për lëkurën duke e përzier me produkte të tjera natyrale si kripë të trashë ose edhe sheqer për të pastruar qelizat e vdekura.
Buzët gjithashtu në kohën e ftohtë kanë një kurë natyrale si vaji i kokosit, të cilin mund ta përdorësh para çdo buzëkuqi. Rikujtojmë, se disa ditë më parë në emisionin “Live From Tirana” ishte e ftuar në studio estetistja holistike Anxhela Panxhi për të na folur mbi maskat në kushte shtëpie. Si një profesioniste e fushës, Anxhela na dha disa këshilla se si të krijojmë maska specifike që i përshtaten llojit të lëkurës.