Princ Harry foli në një intervistë të fundit në televizionin nacional britanik për të promovuar librin e tij më të fundit “Spare”, i cili ka gjeneruar tituj nxitës me detajet e tij të trazirave emocionale private dhe pakënaqësive të hidhura familjare. Në intervistat e transmetuara të dielën, Harry akuzoi anëtarët e familjes mbretërore dhe me shumë mundësi kjo autobiografi e tij do të nxisë tensione të mëdha në rrethin e tyre. Ai pretendoi se njerka e tij Camilla, bashkëshortja e mbretit Charles, kishte publikuar biseda private në media dhe tha se familja e tij ishte bashkëpunëtore në dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëshortes së tij Meghan Markle.
Gjithashtu ai përsëriti pretendimin e tij se kishte shqetësim në familjen mbretërore për ngjyrën e lëkurës së fëmijëve të tij pasi u martua me aktoren amerikane dhe tha se monarkia britanike duhet të trajtojë qëndrimet e saj ndaj racave. Harry tha se Camilla duhej të rehabilitonte imazhin e saj me popullin britanik pas lidhjes së saj të gjatë me babanë e tij dhe se ai ishte një nga viktimat e përpjekjeve të saj për një mbulim më të mirë në tabloidë.
Kjo e bëri atë të rrezikshme për shkak të lidhjeve që ajo po krijonte brenda shtypit britanik. Kishte vullnet të hapur nga të dyja palët për të shkëmbyer informacione. Dhe me një familje të ndërtuar mbi hierarki dhe në rrugën për të qenë bashkëshorte e një mbreti të ardhshëm.
Nuk është hera e parë që Harry dhe Meghan bëjnë publike marrëdhënien e tyre të ndërlikuar me pallatin mbretëror. Ata janë shprehur gjithashtu edhe në vitin 2021 gjatë një interviste me Oprah Winfrey, po nuk e kanë identifikuar anëtarin e familjes që shprehu shqetësimin në lidhje me faktin se fëmijët e tyre janë biracialë. Ai shtoi se episodi ishte një shembull i njëanshmërisë së pavetëdijshme dhe jo racizmit, duke shtuar se familja mbretërore duhej të mësonte dhe të rritej në mënyrë që të ishte pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit.
Kjo intervistë gjithashtu eksploroi edhe pikëllimin e Harry-t për vdekjen e nënës së tij në 1997 dhe pakënaqësinë e tij duke u shprehur se ishte si i lënë në hije nga vëllai më i madh Princi William. Ai rrëfen debatet dhe një përleshje fizike me William në lidhje me këtë çështje. Në deklaratë ai gjithashtu pohoi se ndihet fajtor që nuk shfaqi emocione kur ai dhe William përshëndetën turmat e vajtuesve jashtë Pallatit Kensington, në shtëpinë e Dianës në Londër.