Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio Graciano Tagani dhe Argjira Spanca zbulojnë gjithçka për marrëdhënien e tyre!

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Vetëm pak kohë më parë, dyshja kanë zbuluar se janë në një marrëdhënie romantike, edhe pse, duket se lidhja e tyre daton më herët. Ekskluzivisht për Top Albania Radio, Graciano dhe Argjira na zbulojnë gjithçka, nga surprizat e veçanta për njëri-tjetrin, deri te më xhelozi në lidhje.

Ndërkohë, dyshja rrëfeu detaje nga bashkëjetesa e tyre, ku duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa gjitashtu na zbulojnë prej sa kohësh e kanë marrë këtë vendim. Graciano tregon se si ai po e përjeton dhe çfarë gjërash kanë ndryshuar në jetën e tij pas marrjes së këtij vendimi.

Po bëjmë një bashkëjetesë të shëndetshme… Unë jam pjekur nga kjo bashkëjetesë realisht. Nuk kam ditur të skuq një vezë, çorapet te mami i kam patur të hedhura, por këtu jo… Realisht më ka zbuluar një talent të fshehur… Kur jam i stresuar futem në kuzhinë dhe është relaks… Bashkëjetesa ka lindur 3 vite më parë.

Argjira gjithashtu, e përshkruan këtë ndjesi në mënyrën e saj, duke treguar se pritshmëritë i ka patur më të ulëta seç ka rezultuar në të vërtetë.

Unë dhe Graciano shkojmë shumë mirë në bashkëjetesë. Kam pritur të jetë më e tmerrshme, por nuk është. Graciano është tip shumë i lehtë, më ndihmon me gjërat e shtëpisë, i kemi ndarë gjërat e shtëpisë. Ai ka kuzhinën dhe enët, unë kam gjithë shtëpinë, pjesën tjetër. Shqiptarët e kanë kompleks, burri duhet të bëjë gjëra…

Por a e kanë ata në plan një dasëm?! Ja si janë përgjigjur Argjira dhe Graciano.

Unë edhe e kam qejf, edhe jo dasmën. Të dy e kemi qejf sepse duam të argëtohemi me shoqërinë, pastaj në fund të ditës të harxhosh gjithë ato lekë dhe njerëzit nuk do jenë të kënaqur. Më mirë me ato lekë shko për pushime.

Kujtojmë, se pak javë më parë, Graciano i ka bërë një surprizë shumë të veçantë Argjirës, një makinë me rastin e ditëlindjes së saj. Argjira tregon emocionet që ka përjetuar.

Ai momenti i surprizës ishte super i bukur, por unë jam natyrë që nuk di të reagoj. Brenda vetes shpërthej, por nuk e di pse dukem më e ngurtë në pamje. Jo vetëm këtë surprizën që realisht më ka lumturuar pafund, por ai është natyrë që gjithmonë bën surpriza.

Ndër të tjera, çifti shumë i dashur na kanë zbuluar se cili ishte më xheloz në atë lidhje.

Graciano.

Po, e vërtetë. Argjira pothuajse nuk është fare. Ka raste kur duhet të jetë, por s’është saqë më bën habi ndonjëherë. E di shumë mirë që unë jam i dhënë pas saj, është shumë e sigurt te vetja.