Celebrities Showbiz

“Në një gjendje të rënduar psikologjike…”/ Ronaldo Sharka hap zemrën me ndjekësit!

Moderatori i njohur Ronaldo Sharka, ka bërë së fundmi një postim mjaft të sinqertë në rrjetet e tij sociale. Ai ka vendosur që të ndajë me ndjekësit një moment shumë delikat nga jeta e tij. Ronaldo ka postuar një video ku shfaq defektet në trup dhe pranon se prej disa vitesh ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Ai tregon se nuk është kujdesur siç duhet për trupin, duke ngrënë ushqime jo të shëndetshme, por tani ka vendosur të ndryshojë. Modetatori i njohur gjithashtu zbulon se ka nisur palestrën dhe ka reduktuar ushqimet që nuk i bëjnë mirë. Ndër të tjera aia shkruan:

Në këtë periudhë postimesh me foto perfekte pa celulit në plazh, po zgjedh të publikoj diçka reale nga jeta ime. Po, ky dhe kështu jam unë. Të paktën për një periudhë 2-3 vjeçare, deri në ato ditë që kam xhiruar veten në një gjendje të rënduar psikologjike, ku më pas mu desh të merrja vendimin për të nisur palestrën. Mendoja se forca e urisë për të ngrënë dhe pirë pislliqe orar pa orar ishte më e madhe se unë dhe më ka udhëhequr për një kohë shumë të gjatë.

Këtë periudhë të gjatë e kam shijuar shumë për shkak se haja kur doja dhe çfarë doja, por dhe kam qarë shumë për shkak të komenteve. Njerëz, hiqni dorë nga ushqimet e shpejta në rrugë, hiqni dorë nga pijet me gaz dhe ngrënia pa orar. Ju mund ta kontrolloni veten dhe urinë tuaj, mos përfundoni si unë ku sot, më duket sikur po nis jetën nga e para pasi më duhet shumë punë të normalizoj trupin tim.

Faza e parë është pranimi. Unë e pranova veten, faza e dytë është të filloni të ndryshoni. Ju dua.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ronaldo Sharka (@ronaldo.sharka)